Presidenti i vendit Ilir Meta, është pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Kryeministri Rama fiton zgjedhjet. Presidenti Meta shprehet se; më 25 prill do të fitojë e ardhmja europiane e Shqipërisë. Sipas Metës, kjo e fundit nuk mund të humbë.
Gjatë pyetësorit, Presidenti ka shmangur Kryeministrin Rama, duke mos e përmendur fare.
Çështja e detit
Nuk kam asnjë koment përderisa kemi Kushtetutë. Kemi një vendim të veçantë të Gjykatës për këtë çështje. Autorizimet janë dhënë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese. Çdo veprim individual nuk përfaqëson Republikën.
25 prilli referendum
E padiskutueshme, shumë herë më i madh se ai i nëntorit ’95. Sepse pas 30 vitesh është vendosur në pikëpyetje e ardhmja europiane. Pas 30 vitesh jemi kaq pas, Serbisë, Malit të Zi. 15 vite më parë kemi qenë shumë më përpara. Më 25 prill duhen hequr pengesat kryesore të kësaj të ardhme.
Pa asnjë diskutim, Shqipëria s’ka pasur asnjë problem tjetër madhor përveç vendosjes së interesit kombëtar. Anëtarësimi në BE sa më parë
Nuk është katastrofë largimi i shqiptarëve
Më 25 prill shqiptarët do të votojnë kundër shpopullimit. Këtu përmasat janë katastrofike. Këtë e ndjejnë sipërmarrësit, prindërit që kanë mbetur të vetmuar dhe natyrisht që 25 prilli është votë kundër shpopullimit. Prandaj do votojmë që të rrimë këtu. Pse të shkojnë të rinjtë e Korçës të punojnë në Maqedoni?
Çfarë ndodh nëse Rama fiton më 25 prill?
Si mund të humbë e ardhmja europiane e vendit.