Nëse futesh në intubim konsiderohesh i vdekur? Ja si përgjigjet Ogerta Manastirliu…

0
182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se; personat e intubuar në pjesën më të madhe të rasteve, shkojnë drejt fataliteteve. E pyetur nga gazetarët në studion e “Opinion”, Manastirliu shprehet s’e pavarësisht kësaj, ka pasur raste që pacientë të infektuar kanë dalë nga intubimi.

Sa persona deri tani kanë dalë nga intubimi? Sepse nëse futesh në intubim, konsiderohesh i vdekur. Për personat e intubuar sa arrijnë ta fitojnë, sepse nuk janë as me gishtat e dorës apo jo?

Manastirliu: Janë raste të cilat fatkeqësisht në përqindjen më të lartë shkojnë drejt fataliteteve, sepse nuk është vetëm intubimi. Është fakti që ka lidhje me sëmundjen dhe sëmundjet e tjera që shoqërojnë më pas, që agravon vetë Covid-i, si sëmundjet kardiovaskuale etj. Pra sëmundje të tjera që shoqërojnë dhe bëjnë prekje multiorganore dhe këto pastaj sjellin fatalitetet. Bëhet një përpjekje gjigande nga mjekët.

Sa persona kanë dalë nga intubimi?

Manastirliu: Ne kemi pak raste të cilat kanë dalë nga intubimi, por po themi përqindja nuk është e konsiderueshme.

Zjarr Tv Ad