Nëse je homoseksual më mirë ik nga vendi

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nëse je i prirur ndaj homoseksualitetit, ky nuk është vend për ty!” Janë këto fjalët e efektives së policisë së shtetit nigerian të Lagos, Dolapo Badmos, të cilat kanë ngjallur indinjatë të fortë.

Gruaja shkroi në llogarinë e saj në Twitter, se homoseksualët mund ti presë një proces penal, ndaj do ishte më mirë që të iknin nga vendi.

Gruaja ka shumë ndjekës dhe brenda pak kohësh, fjalët e saj bën xhiron e rrjetit, jo vetëm në vend, por në të gjithë botën.

Prej kohësh në Nigeri, homoseksualët nuk mund të mblidhen në lokale, pasi përndiqen dhe përballen me ligje të ashpra, duke çuar edhe në gjobitje ndaj tyre.

Kjo pasi, që nga zgjedhja e Presidentit nigerian, Goodluck Jonathan, u miratua një ligj i cili ndalon martesat në gjini, shkruan noa.al.

Por deklarata e zyrtares së policisë ngjalli reagimet e ashpra të organizatave për të drejtat e njeriut si Amnesty International.

Mirëpo në Nigeri, shumica e njerëzve e mbështesin mendimin e zyrtares së policisë, e cila është mjaft popullore në vend.

Zjarr Tv Ad