“Nëse ke pamje gjysbudalle ose horri nuk të jep njeri faturë!”

0
238
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku Artan Fuga e përdor shpesh hapësirën në Facebook për t’u shprehur rreth situatave dhe ngjarjeve që hasim rëndom në shoqërinë tonë.

Ditën e sotme Fuga e ka vënë shënjestrën pikërisht tek kuponi tatimor, meqë Facebook gjatë kësaj vere është bërë si kasë fiskale.

Fuga shkruan:

Nuk jep njeri fature.
——————-
E tmerrshme,
Nuk te jep njeri fature korrektësisht ne mjaft pika shitjeje ose shërbimi.
Por, nuk është kjo kryesorja.
Të hetojnë me sy, çfarë je,
Inspektor i fshehur,
Llapaqen,
Grindavec,
Qytetar naiv,
Atëherë ta japin faturën me një shikim sikur i ke vjedhur.
Brutale.
Nëse ke pamje:
Horri,
Garipi,
Hutaqi,
I përgjumur,
Gjysbudalle,
As mos prit fature.
Sa te egër janë bërëëëë!
Ku e ke faturën mooo? – pyeta një kamarier aty afër ambasadës zvicerane.
Uuuuu, e kam lënë te bufeterja!
O pika bufetjeres.
Kur i pyet:
Po na falimentojnë taksat!
Shteti na merr taksa po nuk kryen detyrimet e anasjellta.
Te gjithë vjedhin mooooo! Trapa jemi ne të japim djersen tonë?
Besimi social në fund të këmbëve.
Ku po shkoooojmëëëëë?”

Zjarr Tv Ad