“Nëse ndodheni nesër në Tiranë, e dini ku duhet të jeni”- Ambasadori britanik publikon foton me Dua Lipën: Moment i veçantë për Shqipërinë, Kosovën dhe…

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi këngëtarja Dua Lipa mori shtetësinë shqiptare ka reaguar edhe ambasadori britanik, Alastair King-Smith, i cili ka publikuar edhe një foto me këngëtaren.

Diplomati i lartë britanik me anë të një statusi në rrjetet sociale ka ftuar të gjithë qytetarët që ditën e nesërme të jenë në shesh, për të ndjekur koncertin e Dua Lipës me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Një nder të dëgjoj për momentet e veçanta nga turneu botëror i Dua Lipa-s dhe planet për koncertin e saj në #Tiranë.

E përgëzova për mënyrën sesi po u jep një platformë atyre zërave që duhet të dëgjohen.

Një moment i veçantë për #Shqipërinë, #Kosovën dhe #Britaninë teksa festojmë Ditën e Pavarësisë, Tirana European Youth Capital 2022 dhe #100Vjet marrëdhënie midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Nëse ndodheni nesër në Tiranë, e dini ku duhet të jeni!” – shprehet Ambasadori Alastair King-Smith

Zjarr Tv Ad