Nëse nuk e keni parë akoma!/ Dalin pamjet e sherrit mes të moshuarve në Vlorë, ‘plás’ guri kokës për një lojë domino(VIDEO)

0
323
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lojë domino u shndërrua në një sherr të ashpër dhe me pasoja të rënda mes disa të moshuarve në Vlorë, ku u gjakosën edhe rrugët, pas goditjes së njëri-tjetrit me sende të forta.

Nga zemërimi gjatë lojës, dy të moshuar kanë filluar të debatojnë e më pas të qëllohen me sende të forta (gurë) ku siç shihet në pamjet e mëposhtme të publikuara nga JOQ njëri prej të moshuarve i sulet dhe e qëllon me gurë.

Aty shihet se si ka nisur dhe denigruar ngjarja, ndërsa më vonë ka mbërritur edhe policia duke bërë të mundur qetësimin e situatës

Kujtojmë se u raportua se ata u transportuan në spital me urgjencë, çka dyshohet se sherri ka vazhduar edhe më tej.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe forcat e policisë, ndërkohë që edhe disa persona kanë ndaluar për të mësuar çfarë po ndodh.

 

Zjarr Tv Ad