Pasaporta e vaksinës në Itali do të bëhet e detyrueshme në trenat, fluturimet ajrore të brendshme dhe shkolla.
Sipas mediave vendase mësohet se sindikatat dolën kundër lëvizjes protestuese anti-Green Pass duke thënë se ata ishin kundër bllokimit të trenave nga udhëtarët të cilët nuk kishin një pasaportë të tillë.
“Rreziqet e qenësishme në një protestë të tillë janë të dukshme dhe duhet të merren masa për të mbrojtur përdoruesit dhe stafin. Liria e transportit është një e drejtë Kushtetuese dhe ata që e bllokojnë atë në emër të së drejtës së supozuar për të mos u vaksinuar duhet të ndëshkohen me ligj”, kanë thënë sindikatat, Filt-Cgil, Fit-Cisl dhe Uiltrasporti. Në media sociale kanë plasur statuset “Mjaft Diktatura”, ndërsa në një tjetër shkruhej “nëse nuk na lënë të largohemi pa pasaportën e skllavërisë, askush nuk do të largohet”.
Green Pass tashmë është i detyrueshëm për palestra, pishina, kinema, restorante dhe hapësira të tjera të brendshme.