‘’Nëse nuk paguan s’të çojnë në repart’’, Rama i përgjigjet qytetares për Urgjencën e QSUT: Akuzën bëje konkrete me emër dhe mbiemër, ose hesht!

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një qytetare ka denoncuar në faqen zyrtare në FB, të Edi Ramës se tek Urgjenca e QSUT nëse nuk paguan nuk të çojnë në repart për kurim. Po ashtu ajo thotë se edhe vendet e punës aty u janë dhënë njerëzve të Partisë Socialiste.

Rama i është përgjigjur komentit të Mirela Armacit, duke i kërkuar që të denoncojë me emër me mbiemër për këtë rast. Në rast të kundërt, Rama i thotë qytetares të heshtë dhe mos hedhë baltë mbi bluzat e bardha.

 

REPLIKAT NË FB

Qyetarja Mirela Armaci: Ju dilni gjithmone dhe flisni, por realiteti eshte krejt ndryshe. E dini ju ministre se ne urgjencen e spitalit Nene Tereza nqs nuk paguan nuk te cojne ne repart. Shko dhe shiko realitetin.,shiko edhe vendet e punes qe u jepen njerezve qe jane servil te partise Socialiste

Edi Rama: Realitet eshte ky nuk eshte film artistik, ndersa per sa i perket akuzes qe ben, beje konkrete me emer e mbiemer ose hesht e mos hidh balte mbi bluzat e bardha, qe po e tregojne veten ne diten me te erret per shendetin publik per shkak te pandemise!

Zjarr Tv Ad