“Nëse PD sjell emrat për Zgjedhoren apo Territorialen, ne jemi gati”/ Balla: Berisha për mua nuk duhet të jetë në Kuvend, atje di Alibeajn…

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se janë miratuar emrat për komisionet e Reformës zgjedhore apo Territoriale dhe se pret që PD të çojë emrat e grupit të saj në mënyrë që puna të nisë sa më shpejt.

Ai tha ndër të tjera se nuk ka koment sa i takon dorëheqjes së Bashës dhe se sipas mendimit të tij personal, pa përfshirë PS-në Berisha nuk duhet të jetë në Kuvend.

Balla: Unë jam gati, i kam miratuar në mbledhjen e grupit parlamentar, nëse PD i ka gati emrat nesër, do i keni gati nesër. Unë s’fas dot në emër të tyre. Pati një ndërprerje për shkak të zgjedhjeve të 6 marsit, tashmë kjo është ezauruar.

Nëse PD i sjell nesër emrat do të kalojmë në seancë dhe brenda 48 orësh mblidhen procedurat përkatëse. Historikisht për PS, edhe pse vij pas një takimi me shqiptarë që jetojnë në Athinë që me të drejtë insistojnë për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Kjo ka qenë kërkesa e vetme kur është bërë fjalë për reforma zgjedhore.

I takon KQZ për të ecur përpara për votën e diasporës. Flasim për një koncept të ri. Shqiptarët janë pjesë integrale e shoqërisë dhe kanë vlerën për t’u shprehur me votë. Në 2025 besoj që shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të votohet me votë.

Kemi ngritur dy komisione të posaçme, një për reformën zgjedhore dhe një për atë territoriale. Unë nuk kam asnjë koment për dorëheqjen e Bashës. Për ne më shumë rëndësi ka paketa e rezistencës sociale dhe implementimi i saj.

Është në dinjitetin e Kuvendit. SHBA mbeten aleati i rëndësishëm bashkë me BE në rrugën tonë të anëtarësimit në union. Aleat që punojmë çdo ditë. SHBA e kanë shpallur zyrtarisht Sali Berishën non grata, për minim të demokracisë dhe sabotim të drejtësisë.

Pra për mua dhe për çdo qytetarë është non grata edhe për ta pasur në Kuvend. Kjo është bindje që nuk ndryshon. Akuzat që Berisha i bënte ndaj meje i bën tashmë ndaj Bashës.”

Zjarr Tv Ad