Anëtari i kryesisë së PD, Fitim Zekthi ka folur për situatën në PS, si para ashtu dhe pas zgjedhjeve të 6 marsit.
Ai tha është e turpshme që demokratët thonë që në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit fituan njëri-tjetrin.
Ai tha se në Partinë Demokratike ka kizë strukturash. Ndërsa ka ndërhyrë Ristani në fjalën e tij duke thënë se me largimin e Lulzim Bashës mbaroi një ëndërr e keqe.
“Duhet të kuptojmë problemin, nëse problemi është Basha, kjo u zgjidh. Ka krizë në PD se ka probleme me ideologjinë, me strukturat. Është turp që 6 marsi është zgjedhje ku ne mundëm njëri-tjetrin.
Është turp të thuash që i mundëm, e dëgjoj nga Grupi i Rithemelimit. Nëse do duhet të bashkohemi, duhet të bashkohet 1-shi me 2-shin dhe 3-shin. Hajde të flasim për gjëra të sinqerta dhe të sinqerta ”tha ai ndër të tjera në “Open”.