“Nëse Shqipëria të duket njësoj si para 5 vjetësh të sugjeroj një vizitë tek okulisti”, Rama replikon me komentuesit

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në profilin e tij zyrtar të “Facebook” pas kritikave të tyre për gjendjen në vend. Një komentuese i kërkon vepra, ndërsa kryeministri i përgjigjet me fjalët e Biblës, se “Fjala ishte Zoti” dhe se gjithçka nis prej saj. Ndërsa komentuesja i thotë se po shumë qytetarë po kalojnë në depresion, Rama i kujton statistikat e Greqisë për turistët shqiptarë. Më tej një tjetër e ngacmon duke i shkruar se n ë 30 vjet nuk është bërë asgjë për vendin, ndërsa kryeministri i këshillon një vizitë tek okulisti.

REPLIKAT
Komentues 1: Duhen më shumë vepra jo vetëm fjalë si puna juaj
Edi Rama: Fjala ishte Zoti, Zoti ishte fjala shkruhet në fjalinë e parë të Librit të Shenjtë😊

Komentues 2: Edi Rama po ti nuk je shenjtor kështu që sa më pak fjalë dhe ishalla ndonjë vepër.

Edi Rama: Nuk ka lidhje me shenjtorët kjo që thashë, gjithçka nis nga Fjala Kozeta

Komentues 2: Po pra fjala është e para, diç kemi lexuar apo dëgjuar edhe neve por kur bëhet monotoni e humbet vlerën. Unë e shumë të tjerë si unë flasim nga humnera si personazhet e Hygoit dhe po them se po kalon një depresion te madh ky vend e fjala nuk emocionon më njeri.
Edi Rama: Mbase e ke gabim, se një vend që dikur shkonte në Greqi për bukë dhe sot çon në Greqi 1 milionë turiste, sipas statistikave të atij vendi, nuk besoj se mund të kategorizohet si depresiv.

Komentues 3: Pyetja qe shtrohet është shumë më e thjeshtë se 15 minuta video që ke postuar! Çfarë keni bërë ju (e gjitha klasa politike PS, PD, LSI) këto 29 vite? E kuptoni se sa qesharakë bëheni që jepni premtime bosh edhe lëmosh popullit? Të gjithë e dimë qe Shqipëria është shumë larg plotësimit të standardeve për t’iu bashkuar Europës. Ndoshta ti ke pjesërisht përgjegjësinë, që ne nuk ndodhemi ende në Europë, as kemi për të qenë për të pakën 10-15 vite akoma. Që të jemi realistë.
Edi Rama: N… P… të gjithë njësoj dmth sipas teje? Po Shqipëria njësoj të duket krahasuar më 5 vjet më parë? Sa për premtimet bosh, ndjesë po mua më merr të keqen😉

Komentues 4: N… P… që të krahasosh Shqipërinë e viteve 2005-2013 me këtë realitet sot është absurditet por i thonë një fjalë e urtë popullore shqip “e ke inat jepi hakun” ose “rri shtrembër por fol drejt” e pra ky është ai “inati” juaj se ata të tute nuk bën g…
Komentues 3: Edi Rama JO. Aspak njësoj nuk më duket. Si realist që besoj se jam, të kam fajësuar pjesërisht. Vendosi instrumentet e tu që të bëjnë një screenshot të kësaj që sapo më the “Sa për premtimet bosh” edhe mendoje vetë pas 5 viteve që të bindesh se do jenë…
Komentues 3: P… Br… ke ngatërruar adresë vlla, nuk jam simpatizant i PD-së edhe as LSI-së, ndoshta anoj pak këtej nga socializmi i supozuar i PS-së por as i juaji nuk jam. Kështu që këto akuza drejtoi tek Sali Berisha dhe qytetarëve të tij di”gj”ital.
Edi Rama: N… P… ou? Unë jam kryeministri që duhet të dëgjoj ty kur ti ia fut për qejf dhe ti je qytetari i mirësjellshëm që mund të thuash ç’të duash pa të drejtë replike nga ana ime?! Jo xhan, nuk funksionon kështu

Komentues 5: Të lumtë z kryeministër po ecim me hapat e breshkës…për 30 vjet do jemi anëtar i BE-së! Na rrofsh ti dhe Saliu bashkë që mbas 30 vjetësh demokraci keni bërë të dy një hap 0.
Edi Rama: T… B… nëse Shqipëria sot të duket njësoj si para 5 vjetësh të sugjeroj miqësisht një vizitë tek Okulisti! Është FALAS😁
Komentues 5: Edi Rama po po për ta kthyer je i pari ti e di unë…! Shiko çik vendet e tjera që ishin edhe ato nën diktaturë para viteve ‘90 dhe si janë tani në krahasim me Shqipërinë dhe shikojmë kush ka nevojë okulist…! Më fal ti nuk ke nevojë për okulist se e di mirë. Po duhet të shkojnë gjithë shqiptarët që të hapin sytë🧐
Edi Rama: T… B… i kam parë të gjitha po ti nuk di që askush s’e ka nisur nga e nisi Shqipëria.

Zjarr Tv Ad