Nesër afati i fundit, PD dhe PS mbledhin kryesitë për ‘dorën e fundit’ për listat e kandidatëve! Emrat dhe përballjet më të forta në betejën e 25 prillit

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E hëna do të jetë afati i fundit që palët politike do të zyrtarizojnë emrat e kandidatëve për deputetë. Dy forcat politike pritet të mbledhin nesër pasdite kryesitë e partive për të certifikuar listën finale, ndërsa dorëzimi në KQZ pritet të bëhet shumë pranë mesnatës kur dhe skadon afati ligjor. 

Ndonëse duket se në listat e kandidatëve për deputetë, nuk do të ketë ndryshime të mëdha nga ato të 2017, dy forcat kryesore politike janë kujdesur të sjellin edhe risi.

Kreu i qeverisë kërkon mandatin e tretë duke përfshirë dy figurat publike të rindërtimit dhe pandemisë, Luljeta Bozon dhe Najada Comon, ndërsa kryedemokrati Basha, nëpërmjet një procesi të përzgjedhjes së kandidatëve, të nisur që në qershor të 2020, kërkon të vijë ndryshe me emra nga bota akademike apo shoqëria civile në çdo qark, ku do të përfshihen shkrimtarë si Flutura Açka në Elbasan, aktorë si Robert Budina dhe Julian Deda, por edhe mjekë si eksperti i shëndetësisë Gazment Koduzi në Qarkun e Fierit.

Në Tiranë, palët duket se nuk do të prodhojnë surpriza, për vetë faktin që emrat e secilës forcë, duket se janë të qartë. Emrat më të përfolur nga socialistët për të qenë pjesë e garës elektorale në qarkun më të rëndësishëm të vendit, janë Elisa Spiropali, Ervin Bushati, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Etilda Gjonaj, Fidel Ylli, Toni Gogu, Etjen Xhafaj, Klotilda Ferhati, Majlinda Karçanaj, Ogerta Manastirliu, Xhemal Qefalia, Edmond Rushi, Arben Pellumbi, Fatmir Xhafaj, Najado Çomo, ndërsa në kampin blu, do të jetë vetë kryedemokrati Basha që do të udhëheqë listën. Në zonën fituese të listës pritet të renditen 8 drejtuesit politikë, Jorida Tabaku, Grida Duma, Albana Vokshi, Aldo Bumci, Alfred Rushaj, Agron Shehaj, Flamur Noka, por edhe kreu i FRPD Belind Këllici.

Në listat e PD në Tiranë do të përfshihen edhe aleatët, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi,i cili ka kërkuar edhe përfshirjen e Mesila Dodës në garën e Tiranës.

Edhe LSI nuk i ka lënë surprizë listën e saj të kandidatëve për Qarkun e Tiranës, ku ka përqëndruar figurat më të rëndësishme, si Përparim Spahiu, Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto, Floida Kërpacin, Edmond Haxhinaston, Silva Cakajn dhe Besnik Jakaj.

Më të qetët, janë drejtuesit politikë të kampeve. Burime për Report Tv kanë konfirmuar se të besuarit e Ramës dhe Bashës për të drejtuar fushatën në të 12 qarqet e vendit janë të konfirmuar për të qenë pjesë e listave e me gjasa në krye të tyre.

Edhe Monika Kryemadhi, do ti besojë drejtuesve politikë kryesimin e listës.

Megjithatë, të hënën pasdite kryetarët do të mbledhin kryesitë e partive për të vendosur përfundimisht mbi emrat që do të kandidojnë më 25 prill.

Zjarr Tv Ad