Nesër Asambleja Kombëtare e PS, zbardhet agjenda

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do mbajë nesër (23 korrik) Asamblenë Kombëtare.

Ndërsa është zbardhur edhe agjenda e Asamblesë që do hapet me fjalën e kryeministrit Rama.

Më pas do mbahet një analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Analiza do pasohet me shqyrtimin dhe miratimin e Projekt-Vendimit për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti.

Në paktën e katërt do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti.

Dhe në pikën e pesë do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit dhe kryetarët e partisë të bashkive.

Asambleja do zhvillohet pasditen e së martën në orën 16:00.

 

Zjarr Tv Ad