“Nesër dorëzojmë kallëzimin penal në SPAK”, banori i Laprakës gjatë protestës paralajmëron autoritetet: Mos na ngatërroni me “5 majin”, do të bëjmë rezistencë!

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si çdo ditë banorët e Laprakës kanë vijuar protestat e tyre të cilat tashmë mbahen pothuajse çdo mbrëmje në zonën ku janë projektuar të shemben shtëpitë e tyre të cilat sipas projektit, janë pengesë për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Gjatë intervistës për mikrofonin e “Fax News”, një banor i zonës së Laprakës ka konfirmuar se ditën e nesërme do të dorëzojnë në SPAK kallëzimin penal për Kadastrën. Banori u shpreh se nuk do të thyhen njësoj si banorët e 5 majit por do të bëjnë më shumë rezistencë.

“Deri në këto momente nuk kemi marrë asnjë reagim nga institucionet përkatëse. Nesër do të dorëzojmë në SPAK kallëzimin për Kadastrën për mosveprim dhe veprim me vonese për legalizimin e banesave të cilat janë vonuar 17 vite. Do të dorëzojmë kallëzim në SPAK për firmën Salillari që këtë lot po bëhen punime në këtë zonë janë mbi 100 banesa të cilat do të shemben. Zgjidhje u kanë dhënë vetëm ata që kanë certifikatë legalizimi kurse mbi 560 shtëpi janë pa asnjë zgjidhje. Nuk kemi asnjë informacion, ky projekt do të nisë në muajin shkurt në 7 lote dhe pritet të përfundojë brenda 21 muajsh tha zoti Berberi. Jemi një shtet policor në zonën e 5 majit e pamë. Është e qartë skema e tyre rrethoje zonën me polici, nxiri banorët nga shtëpia dhe prishu shtëpitë duke i lënë në rrugë.

Bonus qeraje merr vetëm pronari nuk marrin dy katet apo tre katet e tjera. Nuk do të bëjmë rezistencë si zona e 5 majit por më të fortë. Ne do të bëjmë rezistencë më të madhe se 5 maji, nëse nuk u ka hasur “sharra në gozhdë” këtu në Laprakë do t’u hasë, janë rreth 700 banesa që do të prishen”, tha banori i zonës.

Zjarr Tv Ad