Neser Fiter Bajrami

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Ceremonia qendore e Fitër Bajramit do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu.

Ndërkohë namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Kryetarit të KMSH-së ne mesazhin drejtuar të gjithë besimtarëve duke uruar paqe, lumturi dhe harmoni thotë se eshtë koha të reflektojmë fort mbi vlerat e vërteta të familjes.

“Të nderuar besimtarë, bajrami është festa e bashkimit, kështu që ta festojmë të gjithë bashkë. Të kujdesemi për të afërmit, për njerëzit në nevojë, të qëndrojmë pranë tyre dhe të përpiqemi që kjo festë të festohet nga të gjithë, çdo shpirt ta përjetojë gëzimin dhe madhështinë e kësaj feste.

Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj familjes, fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë.

Është koha që edhe njëherë të reflektojmë fort mbi vlerat e vërteta të familjes, ta mbrojmë atë nga çdo antivlerë që i kanoset asaj dhe të jemi shembull i familjes me virtytet e saj tëpatjetërsueshme. Familja është e ardhmja e një kombi, ajo është qeliza e shoqërisë. Sa më e shëndoshë të jetë familja aq më e ndritur do të jetë edhe e ardhmja kombit tonë.

Bajrami është festa e kënaqësisë së besimtarit e cila lind nga shpresa e përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes.

Le të shërbejë kjo festë për të larguar brengat, mëritë dhe hatërmbetjet. Të mbjellim virtytet e dashurisë, mirësisë, vëllazërisëdhe miqësisë. Të flasim me gjuhën e shpirtit, të ndërtojmë ura mirëkuptimi. Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit!

Ti lutemi Allahut që kjo festë të jetënjë sihariq për të larguar sëmundjet dhe fatkeqësitë.

Gëzuar nga zemra Fitër Bajramin!

Zjarr Tv Ad