Nesër mbahet konferenca e donatorëve, Ahmetaj: Presim 300-350 milionë euro

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi se nga konferenca e donatorëve që do të mbahet nesër në Bruksel, qeveria shqiptare pret që të mblidhen 300 deri 350 milionë euro. Në një intervistë për Tv Klan, ministri pohoi se do të sillte vështirësi për zbatimin e planit të qeverisë nëse fondi do të ishte më pak se kjo shifër.

“Nëse ne angazhojmë nesër diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeministri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300-350 milionë eurove, ku raporti midis granateve dhe kredive do të ishte diçka tek 70-80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshme për rindërtimin. Nëse do të ishte një shifër poshtë 300-350 milionë euro e kombinuar grant kredi atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësie serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit. Ndryshe skenari pastaj do të ishte shumë afatgjatë”, tha Ahmetaj. Nga axhenda e bërë publike nga Komisioni Europian parashikohet që konferenca të nisë me nënshkrimin e fondit prej 15 milionë Eurosh që Komisioni ka vendosur në dispozicion të Shqipërisë për të përballuar kostot e tërmetit të 26 Nëntorit.

Kujtojmë se dy ditë më parë, ministri i Jashtëm Stef Blok konfirmoi se Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin. Ndërkohë, gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor në Mynih, kryeministri Edi Rama u takua me homologët e tij të Kanadasë dhe Kuvajtit si dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, ku ata shprehën se do t’i bashkoheshin konferencës së donatorëve për rindërtimin.

Zjarr Tv Ad