“Nesër mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Territoriale”, Balla: Duhet një organizim më funksional rajonal

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për shtyp tha se nesër do të mbahet edhe mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Territoriale.

Ai tha se do të ngrihet një grup pune për të studiuar ndarjen aktuale të miratuar 8 vite më parë ndërsa shtoi se do të shihet edhe eksperienca e vendeve të shkuara.

Balla dha dhe mendimin e vet, teksa u shpreh se sot për sot qarqet e kanë humbur peshën e tyre duke nënvizuar nevojën e një organizimi funksional rajonal.

“Mbajtja nesër e mbledhjes së parë që quhet mbledhja e konstituimit do të biem dakord për hartimin e një objekti të punës së komisionit. Besoj se edhe opozita do i përmbahet objektit për ngritjen e komisionit. Komisioni i Territoriales duhet të bëjë një hulumtim të reformës së miratua në vitin 2014. Për të parë edhe eksperiencat e deritanishme që qeveria ka qenë pararojë.

Duhet të kuptojmë që zhvillimi rajonal do të jetë sfida jonë e përbashkët. Edhe komisioni do të shohë eksperiencat e vendeve të tjera që janë të ngjashme me Shqipërinë. Në një vend të vogël si Shqipëria nga 384 bashki dhe komuna kemi ardhur në një reformë të thellë duke shkuar në 61 bashki. Ndarja e re ka konfirmuar një përmirësimi të shërbimit ndaj qytetarëve.

Kryeministri ka qenë i qartë në kërkesën për llogaridhënie të kryetarëve të bashkive. I bashkohem këtij apeli. Ku ishim dhe ku jemi diferenca është shumë e madhe. Ndarja në blloqe politike nuk duhet të jetë në pjesën e vlerësimit. Ne do shohim si është zbatuar reforma territoriale. Të gjitha këto duhen vlerësuar. Vlerësimi është se qarqet kanë humbur peshën e tyre. Duhet të shkojmë drejt një organizimi më funksional rajonal”, deklaroi Balla.

Zjarr Tv Ad