“Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive”, Rama poston foton e veçantë

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një foto ku duket flamuri kuq e zi dhe ai i Kosovës ku njofton se nesër dy qeveritë do të kenë mbledhjen e përbashkët në qytetin e Elbasanit. Kësaj mbledhjeje që pritet të zhvillohet ditën e premte qeveria shqiptare i ka paraprirë me dy memorandume.

I pari për thjeshtësimin e leje të qëndrimit në Shqipëri dhe Kosove, që është bërë e ditur nga Bledi Çuçi, Ministër i Brendshëm. Dhe vendimi i dytë është i lidhur edhe me njohjen e ndërsjelltë të sigurimeve shoqërore, e bërë e ditur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Në mbledhjen e përbashkët do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve.

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive që prej 11 janarit të vitit 2014, nën udhëheqjen e dy kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.

Mbishkrimi:

Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan

Zjarr Tv Ad