Nesër nis votimi në Kukës/ PD zbardh emrat e kandidatëve…

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Procesi qe nis nesër nga Qarku i Kukësit, ndodh për herë te parë në një parti politike dhe për herë të parë në Shqipëri. Anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre. Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokraike, në nivel qendor apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe I NËNSHTROHEN KONSULTIMIT ME ANËTARËSINË, është si më poshtë:

Dega Kukës, Qarku Kukës: ADMIR SINAMATI; ARBEN CEJKU; BASHKIM SHEHU; IBRAHIM BRUKA; SAHIT PRIZRENI; VJOLLCA VATA.

Dega Tropojë, Qarku Kukës: BESNIK DUSHAJ; FERIDE RRAHMANI; ISUF ÇELA; LUSH SUSAJ; MIMOZA HAJDARMATAJ; XHEM NEZAJ.

Dega Has, Qarku Kukës: AVENIR PEKA; DEMUSH KASTRATI; ELEZ MACI; ISMET JAKU; ZENEL KASTRATI.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga antarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Zjarr Tv Ad