Nesër nuk marr pjesë në Këshillin Kombëtar”, Saimir Korreshi për mbledhjen e Grupit Parlamentar: Pati një debat mes Salianjit dhe Alibeajt…

0
893
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka folur në lidhje me situatën në Partinë Demokratike si dhe për mbledhjen e grupit parlamentar që u zhvillua sot ku u fol për presidenti e ri.

Korreshi tha se palët duhet të ulin armët dhe mos të krijojnë më ndarje në PD.  Ndër të tjera ai tha se sot në mbledhje pati një debat mes Ervin Salianjit dhe Enkelejd Alibeajt.

“Mendoj që PD ka mendime të ndryshme. Është e vërtetë janë disa grupe,. Ka pasur mungesa disa për probleme të tyre. Ne jemi deputetë të PD, kemi marrë një mesazh që duhet të jemi pjesë e kësaj mbledhjeje dhe jemi bërë pjesë. Unë shoh që secili ka marrë një bidon benzine dhe po herr zjarr. Nuk jam dakord me disa deklarata sepse vetëm ndajnë dhe nëse vazhdohet me këto linçime  do jetë e vështirë situata. PD duhet të ulë armët me njëri-tjetrin. Por kur të merren vendime duhet të ketë kuorumin e nevojshëm.

Sot nuk kishte asnjë vendim…Sot pati një debat mes zotit Salianji dhe Alibeaj, patjetër të gjithë kolegët janë dakord që kur të kalojnë në vendimmarrje duhet të gjithë deputetët. sot janë lënë deputetët të flasin, shyqyr…Ç’të keqe ka se bëjmë 5-10 mbledhje të Grupit Parlamentar”, tha ai.”

Ndër të tjera ai ka deklaruar se nesër nuk do të marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD të thirrur nga Sali Berisha.

“Jo. Atyre që ikën duhet t’i japim përgjigje përse ikën, sepse nga kishte edhe njerëz që mendonin ndryshe nga Basha. Ne deputetët a jemi realisht të zgjedhur, si mund Këshilli Kombëtar të mos dëgjojë deputetët e PD” tha Korreshi ndër të tjera

Zjarr Tv Ad