Nesër protesta/ Kryeministria rrrethohet me rrjeta teli dhe kamera

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita rikthehet të shtunën në orën 11:00 para kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Pas një muaj protestash para kuvendit dhe në qytete mbështetësit e opozitës do të përpiqen të tregojnë forcën se shumica janë ata.

Si në protestën e 16 shkurtit edhe më 16 mars, kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetarja  e LSI-së, Monika Kryemadhi drejtues dhe funksionarë të tjerë të PD-së do të jenë në shesh vetëm në rolin e dëgjuesve ndërsa fjalën do ta kenë qytetarët. Kjo është hera e parë kur funksionarët e opozitës do të jenë në shesh pa mandate duke mos iu siguruar atyre asnjë mbrojtje ligjore.
Detajet si do të zhvillohet protesta mbahen diskret ndërsa i vetmi fakt është tentativa e qytetarëve për të rrethuar kryeministrinë për herë të dytë.

Ndërkohë policia dhe prokuroria janë në gadishmëri. Rreth 1300 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës ku pjesa më e madhe do të vendosen para kryeministrisë. Një pjesë tjetër  në anën e Piramidës ndërsa do të bllokohet çdo lëvizje në rrugën “Ismail Qemali”. Policia ka montuar dhe kamerat e sigurisë për të filmuar aktivitetin e protestuesve dhe pamjet do të përdoren si prova nëse do të ketë dhunë. Shtyllat janë lyer me graso  për të pamundësuar që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë. Gjatë dy ditëve të fundit është punuar për të forcuar skelën para hyrjes së kryeministrisë ndërsa rrjeta teli janë vendosur përqark godinës së  kryeministrisë.

 

Zjarr Tv Ad