Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho thotë se kryeministri Edi Rama bëri gabim që pranoi në Shqipëri strehimin e mijëra muxhahedinëve iranianë.
Teksa komentonte tensionimin e situatës ditët e fundit, tha se “përse nuk i pranoi vetë Amerika” muxhahedinët. Sipas tij Rama është nga ata lidera që vetëofrohen.
Por ndërhyrja e moderatorit Çim Peka e ka nxjerrë huq diplomatin Nesho, pasi i ka kujtuar atij se 200 muxhahedinët e parë janë pranuar nga Sali Berisha, i cili u ofrua të merrte 500.
Pjesë nga biseda në Syri Tv:
Agim Nesho: Rama bëri gabim, sigurisht. Pse nuk i mori vetë Amerika? Edhe kur shikon shpërndarjen e tyre shikon këta njerëz, i psikologjis, janë të vetëofruar dhe për të bërë si të duan me pushtetin, këta njerëz.
Megjithatë, të parët i mori kur ishte kryeministër Sali Berisha, madje ofroi të merrte 500 prej tyre, ndërsa sekretarja Klinton solli vetëm 200, duke patur parasysh edhe kapacitetet shqiptare.