Netanjahu e quan të turpshme rezolutën e OKB-së, sulmon SHBA

0
1035
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Netanjahu e quan të turpshme rezolutën e OKB-së, sulmon SHBA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka konsideruar të turpshme rezolutën e OKB-së e cila bën thirrje për ndalimin e ndërtimeve izraelite në territoret e pushtuara palestineze.

Ai tha se Izraeli nuk do ti bindet kësaj rezolute e cila kaloi me abstenimin e SHBA-së që për herë të parë nuk vendosi veton.

Ky qëndrim i SHBA është cilësuar si tradhëti nga autoritetet izraelite që këtë radhë pas shumë vitesh nuk morën mbështetjen amerikane.

Netanjahu tha se në një kohë kur Këshilli i Sigurimit nuk po bën asgjë për të ndalur masakrën që po u bëhen gjysmë milioni banorëve të Sirisë në mënyrë të turpshme del kundër një demokracie të vërtetë në Lindjen e Mesme, siç është Izraeli dhe e konsideron murin perëndimor një territor të pushtuar.

Sipas Netanjahut administrata e presidentit Obama jo vetëm që dështoi të mbronte Izraelin kundër kësaj bande të OKB-së por për më tepër bashkëpunoi me ta.

Ai shtoi se po priste me padurim të niste bashkëpunimin me presidentin e ri Trump.

Fillimisht rezoluta që u hartua nga Egjipti u tërhoq pasi Izraeli kërkoi ndërhyrjen e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, por u ripropozua nga Malajzia, Zelanda e re, Senegali dhe Venezuela.

Ajo u miratua me 14 vota pro dhe një abstenim. Ndërkohë Izraeli njoftoi se ambasadorët e tij në Zelandën e re dhe në Senagal do të ktheheshin në Tel Aviv për konsultime dhe se qeveria e tij do ti ndërpriste programin e ndihmave Senegalit. Ndërsa me Malajzinë dhe Venezuelën, Izraeli nuk ka lidhje diplomatike.

Nga ana tjetër rezoluta është përshëndetur nga qeveria e autoritet palestinez.

Një zëdhënës i presidenti Abas tha se kjo rezolutë ishte një shuplakë kundër politikës së Izraelit një dënim unanim për ndërtime dhe një mbështetje për krijimin e dy shteteve.

Ambsadorja amerikane në OKB Samantha Power nënvizoi se problemi i venbanimeve të reja Izraelit ishte shëndërruar në nëj kërcënim serioz për çështjen e formimit të dy shteteve në Lindjen e Mesme.

 

Zjarr Tv Ad