Netanyahu pranoi përfshirjen e Izraelit në shpërthimet në Irak

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pranoi të enjten përfshirjen e mundshme të Izraelit në sulme kundër grupeve të lidhura me Iranin në Irak.

Një seri shpërthimesh gjatë javëve të fundit kanë goditur depot e armëve dhe bazat që i përkasin grupeve paramilitare në Irak, shumë prej tyre të mbështetura nga armiku rajonal i Izraelit, Irani. Grupet fajësuan Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për shpërthimet e të mërkurës.

Në një intervistë me televizionin izraelit në gjuhën ruse Channel 9, i transmetuar të enjten, Netanyahu u pyet nëse Izraeli do të vepronte kundër grupeve iraniane në Irak nëse do të ishte e nevojshme, ai tha:

“Ne jemi duke operuar – jo vetëm nëse është e nevojshme, ne po veprojmë në shumë fusha kundër një shteti që dëshiron të na asgjësojë. Sigurisht që u dhashë forcave të sigurisë një dorë të lirë dhe i udhëzova që të bëjnë gjithçka që duhet për të prishur planet e Iranit. ”

Zjarr Tv Ad