Netanyahu thotë se nuk është i impresionuar nga kërcënimet e udhëheqësit të Hezbollah

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të shtunën nuk ishte i surprizuar nga fjalimi i liderit shiit të organizatës libaneze Hezbollah, Hasan Nasrullah, i cili kërcënoi Izraelin.

“Nëse Izraeli hyn në jug të Libanit, atëherë do të shikoni shkatërrimin e forcave izraelite në transmetim të drejtpërdrejtë”, tha udhëheqësi shiit në një ceremoni që shënoi 13 vjetorin e përfundimit të luftës së 2006 midis Hezbollahut dhe Izraelit, që mori jetën e 1.200 libanezë dhe 160 izraelitëve, kryesisht ushtarë.

“Ne nuk jemi të impresionuar nga kërcënimet e Nasrallah”, ishte përgjigja e Netanyahut në një njoftim në WhatsApp.

“Ai e di shumë mirë pse po i drejton ata nga thellësia e strehës së tij,” tha Netanyahu për Nasrallah, organizata e të cilit konsiderohet “terroriste” nga Izraeli, dhe ai rrallë paraqitet publikisht për arsye sigurie.

Zjarr Tv Ad