Nevoja urgjente për uljen e efekteve serre

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klimatologët thonë se efektet e ngrohjes globale po përshpejtohen dhe vitet 2015-2019 do të jenë vitet më të ngrohta të regjistruara zyrtarisht.

Në prag të samitit të OKB-së për klimën që nis të hënën (23 shtator), kërkohet ndërmarrja pa humbur kohë e politikave për uljen e gazrave të dëmshëm.

Temperaturat globale janë rritur me 1,1 gradë Celsius që nga periudha paraindustriale e 1850-ës, dhe gati 0,2 gradë Celsius vetëm në 4 vite nga 2011-ta.

Shqetësuese mbetet edhe rritja e nivelit të deteve, i cili është 5 milimetra më i lartë në pesë vitet e fundit.

Një raport i Organizatës Meteorologjike Botërore i publikuar të dielën thekson se për të ndalur pasojat katastrofike që vijnë me rritjen e temperaturave mbi 2 gradë Celsius krahasuar me periudhën paraindustriale, shtetet duhet të pesëfishojnë objektivat e vendosur në Marrëveshjen e Parisit për uljen e gazrave të karbonit.

Seanca e së hënës në samitin e OKB-së në Nju-Jork pritet të hapet nga suedezja 16-vjeçare, Greta Tynberg, e cila së bashku me aktivistë të rinj nga e gjithë bota marshuan të premten në rrugë për sensibilizim.

Krerët e rreth 60 shteteve do të paraqesin aksione të reja për limitimin e ngrohjes globale.

Asamblesë do i drejtohen Kina, India, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në podium do të mungojnë Japonia dhe Australia, vende të cilat vijojnë të subvencionojnë industritë e qymyrgurit dhe hidrokarbureve, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Arabia Saudite gjithashtu pritet të mos marrin pjesë në debat.

Zjarr Tv Ad