New York, shpallen fituesit e çmimit Pulitzer

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë shpallur fituesit e çmimeve “Pulitzer”, një nga çmimet më të rëndësishme të gazetarisë në botë.
Bëhet e ditur se çmimet e dhëna në kategoritë për lajme në gazeta, revista dhe në internet, letërsi dhe kompozime muzikore, këtë vit kanë kryesuar në fushën e gazetarisë gazetat lokale që publikuan në lidhje me tre sulmet e armatosura vitin e kaluar në SHBA.
Gazeta “Sun Sentinel” që botohet në shtetin e Floridas, është fituese e çmimit në kategorinë “shërbim publik” me publikimet për investigimin e gabimeve të bëra para dhe pas sulmit nga drejtuesit e shkollës dhe policia në lidhje me sulmin e armatosur në shkollën “Stoneman Douglas” në Parkland.
Ndërsa gazeta “Pittsburgh Post-Gazette” ka fituar çmimin në kategorinë për “lajmin flash” për gazetarinë në lidhje me sulmin e armatosur më 27 tetor ndaj një sigagoge në Pittsburgh të Pensilvanisë në SHBA ku si pasojë humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 6 të tjerë.
Po ashtu edhe punonjësit e “Capital Gazette” në qytetin Annapolis në Maryland janë fitues të çmimit “Çmim Special” për shkak se kanë vazhduar me guxim të kryejnë detyrën e tyre të gazetarisë pas sulmit të armatosur më 28 qershor ku një agresor hyri me armë në ambientet e gazetës duke masakruar pesë kolegët e tyre.
Ndërkohë janë nderuar me çmimin “Gazetari investigative” gazeta “Los Angeles Times” për lajmet në lidhje me gjinekologun që ngacmonte nxënëset femra në klinikën e universitetit të Karolinës së Jugut, agjencia e lajmeve Associated Press me çmimin “gazetari ndërkombëtare” për lajmet e saj që kanë trajtuar krimet njerëzore të përjetuara në luftën në Jemen, gazeta “New York Times” me çmimin “gazetari shpjeguese” për lajmet e saj për rregullimet e trashëgimisë të presidentit të SHBA Donald Trump për të shmangur taksën e trashëgimisë dhe “Wall Street Journal” në kategorinë “gazetari kombëtare” për lajmet e saj që kanë zbuluar se Trump ka paguar dy femra “për të heshtur” gjatë periudhës zgjedhore.
Çmimet “Pulitzer” jepen që nga viti 1917 si trashëgimi e gazetarit amerikan me prejardhje hungareze Joseph Pulitzer për të nxitur punimet në fushën e gazetarisë dhe medias. Fituesit e çmimit përcaktohen nga juria e formuar nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin Columbia.

Zjarr Tv Ad