New York Times zbulon sekretet e jetës së muxhahedinëve në kampin e Manzës

1
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jeta e pjesëtarëve të opozitës iraniane në Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e  medias amerikane. Prestigjozja New York Times ka zbuluar disa sekrete të jetës së Muxhahedinëve të vendosur në zonën e Manzës, pranë Durrësit.

Gazetari Patrick Kingsley bëri një vizitë në brendësi të kampit, i cili iu duk i boshatisur. Organizata, sipas gazetarit amerikan thotë se janë 2500 anëtarë në këtë kamp, por ai nuk ka parë aty më shumë se 200. Dhjetëra të tjerë kanë zgjedhur të jetojnë të pavarur nëpër Shqipëri. Gazetari ka takuar 10 prej tyre, të cilët i kanë rrëfyer për disa rregulla që ekzistojnë brenda kampit të muxhahedinëve.

” Brenda grupit, marrëdhëniet romantike dhe mendimet seksuale ishin të ndaluara, kontaktet me familjen shumë të kufizuara dhe miqësitë dekurajohen”.

Të gjithë ata i kanë rrëfyer gazetarit se ishin të detyruar të merrnin pjesë në ritualet e vetë-kritikës, me anë të së cilës anëtarët tregonin para komandantëve të tyre çdo mendim seksual apo jobesimtar që kishin. Në dëshminë e tij me New York Times Abdulrahman Mohammadian, 60 vjeç tregon si doli nga kampi në 2016-tën

“Pak nga pak, aty je i rrënuar. Ti harron veten dhe ndryshon personalitetin. Respekton vetëm rregullat. Nuk je vetvetja. Je thjesht një makinë ”.

Ambientet e brendshme ku këta azilantë politikë kalojnë ditët e tyre, kanë palestër, një muze të improvizuar, ku dëshmohet persekutimi i mbështetësve të Revolucionit gjatë viteve 1980, madje dhe një studio regjistrimi ku kompozohen këngë kundër regjimit të cilat më pas postohen në rrjetet sociale Iraniane.

New York Times shprehet se eksponentë të rëndësishëm amerikanë si avokati personal i Trump, Rudolph Giuliani, dhe ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton e konsiderojnë këtë grupim si opozitën më të ligjshme të Iranit.

Zjarr Tv Ad