Sulmesi i Paris St-Germain, Neymar dëshiron të kthehet sërish tek Barcelona, ka pretenduar zv/presidenti i klubit spanjoll.
Megjithatë, Jordi Cardoner këmbënguli se nuk kanë pasur asnjë kontakt me Neymar, i cili kaloi katër vjet në kamp nou.
Ylli i Brazilit luftoi shumë për tu vendosur tek PSG që nga rekordi i tij botëror në 2017.
“Ajo që unë besoj është se Neymar dëshiron të kthehet,”-tha Cardoner. “Por të themi se po punojmë për rikthimin e tij, kjo është diçka që nuk e pranoj.”
Ka pasur shumë spekulimi se ku do shkojë 27-vjeçari nëse largohet nga PSG.
Dhe Cardoner pranoi se ishte e mundur që Neymar dëshiron të kthehet tek Barça, por shtoi se klubi nuk e shikon mundësinë e nënshkrimit me lojtarit apo të flasë me klubin e tij ose Neymar.
“Ne nuk rekrutojmë askënd në këtë moment, veçanërisht këtë lojtar me të cilin nuk kemi pasur kontakt,”-tha ai.
Lëvizja e Neymar tek PSG në 2017 theu rekordet e transferimit në gjithë botën, ku klubi i Ligue 1 pagoi 220 milionë euro për ta pasur në skuadër.
Ai ndihmoi ekipin të fitonte tituj të njëpasnjëshëm në Ligue 1 dhe shënoi 34 gola në 36 ndeshje në ligë.
Por sipas njoftimeve në mediat spanjolle, ai ka ofruar të marrë 12 milion euro më pak në vit, për tu kthyer tek Barcelona.
Antoine Griezmann pritet të bashkohet me klubin katalanas nga Atletico Madrid për 120 milion euro, ndërsa Frenkie de Jong ka nënshkruar tashmë për 75 milionë euro nga Ajax.