Neymar flet mbi kujtimin më të bukur si futbollist, zgjedh fitoren e Barcelonës kundër Paris Saint Germain

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk ka asnjë dyshim që Neymar po kërkon të largohet nga PSG,  por vetëm se braziliani nuk do të shkojë në asnjë klub tjetër përveçse barcelonës. Dhe deklaratë e fundit e bërë e konfirmon diçka të tillë.

Në një event të organizuar nga Red Bull, Neymar dha një intervistë të shkurtër, ku u pyet për kujtimin më të bukur që ka si futbollist.  Dhe ai zgjodhi jo pa shkak ndeshjen midis Barcelonës dhe Paris Saint Germain e cila përfundojë me rezultatin 6-1 për skuadrën katalanase dhe Neymar ishte pjesë e asaj fitoreje.

Kujtimi më i bukur si futbollist?  Unë mendoj se ka qenë remontada kudër PSG në Champions League. Kurrë nuk kam ndjerë ndjenjë më të bukur se ai gol i 6-shtë, ishte spektakolar. Në dhomat e zhveshjes ishim të gjithë të çmendur, tha Neymar. Fjalët nuk të lënë asnjë dyshim për marrëdhëniet e tij me klubin, dhe dëshirën për tu kthyer në katalonjë.

 

Zjarr Tv Ad