Neymar “harrohet” në prokurori, jep deklaratën-memece

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me paterica dhe pa praninë e mediave, Neymar Jr i është përgjigjur për rreth 5 orë pyetjeve të prokurorisë për tu përgjigjet rreth akuzave për ngacmim seksual.

Është kjo maratona e Neymar Jr, i cili është paraqitur ditën e sotme përpara organeve të ligjit në Sao Paulo, ku ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Në fund të pyetjes së parë, prokurorja e caktuar për çështjen, Flavia Cristina Merlini, vendosi të largojë nga salla mediat, për të lënë më pas ballëpërballë çiftin, Neymar-Najila.

E vërteta shfaqet herët a vonë,” tha Neymar, përpara se të tregonte mirënjohjen e tij për mbështetjen e tifozëve që kishin “pushtuar” hapësirën para gjykatës.

Modelja brazilian, Najila Trindade Mendes de Souza pretendon se ndaj saj është abuzuar seksualisht nga 27 vjeçari. Sipas saj, ky akt i turpshëm ndodhi mbrëmjen e 15 majit në Paris.

Përmbajtja e deklaratës së Neymar mbetet sekret.

Zjarr Tv Ad