NEYMAR MUNGON KUNDËR REALIT

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjithçka po shkonte mirë për Paris Saint-Germain në fitoren 3-0 kundër Marseille më 25 Shkurt, derisa lojtari më i shtrenjtë në botë, Neymar, pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në minutën e 77. Kryeqytetasit ishin në kryesim në sajë të golave të Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe një autogol të Rolando, por heshtja ra mbi “Parc des Princes” kur ylli i klubit të tyrë u largua nga fusha me barrela.  Sulmuesi brazilian u dërgua në spital për të parë gjendjen e tij dhe mësohet se dëmtimi nuk është aq i rëndë sa u mendua. Megjithatë, prania e tij në ndeshjen me Realin e Madridit pas 9 ditësh është në dyshim, ndërkohë që ai nuk do të jetë në sfidat e radhës në Ligue 1. Trajneri Unai Emery u shpreh optimist në konferencën për shtyp, në lidhje me praninë e Neymar në përballjen me Realin e Madridit. “Duket sikur Neymar ka ndrydhje të kaviljes, por duhen pritur ekzaminimet mjekësore. Ai është i qetë dhe duhet të tregojmë durim me të”, tha Emery. Paris Saint Germain e fitoi sfidën me Olimpikun e Marsejës me rezultatin 3-0 dhe Emery i aktivizoi të tre sulmuesit kryesorë në këtë përballje. Mbappe, që u zëvendësua në minutën e 60 nga Di Maria, dhe Cavani ishin autorët e dy prej 3 golave të parizienëve. Goli tjetër ishte autogol i Rolandos së Marsejës.

Zjarr Tv Ad