Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka treguar se sot në vendimet e qeverisë është vendosur se nga 390, do të jetë 150 zyra civile në vend.
Ai rikujtoi se në vend nga 1 maji shërbimet do të merren online, dhe se do bëhen me prezencë vetëm ata që duhet detyrimisht të paraqiten.
“U vendos që nga 390 do ketë 150 zyra civile, kjo si pasojë se shërbimet do të jenë dixhitale. Për dhënien e shërbimeve publike. Të gjitha shërbimet do të jenë online dhe si pasojë e kësaj do ketë vetëm 150 sportele për trë marrë vetëm ato shërbime për të cilat duhet detyrimisht të paraqitet shtetasi shqiptar. Ndërsa të tjerat do jenë vetëm online.
Nga ana tjetër të gjitha institucionet e administratatës janë të detyruara që të sigurojnë vetë cdo dokument që të jepet shërbim qytetarët. Vetëm nga ministria e brendshme janë 90 shërbime që do të merren online” tha Çuçi.