Nga 1 marsi nuk ka më abone/ Qytetarët të indinjuar: Për çfarë të punojmë ne? Na shkon rroga nëpër autobuza

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke filluar nga data 1 mars deri në fund të këtij muaji, shërbimi i transportit publik në kryeqytet nuk do të ofrojë më abone. Kujtojmë që vendimi ‘ekstrem; u mor nga ana e Shoqatës së Transportit publik në datën 24 shkurt pasi qeveria nuk u ishte përgjigjur shkresave të tyre që lidheshin me vështirësinë ekonomike ku ndodheshin.

Ndërkohë kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga ana e qytetarëve duke bërë që këta të fundit të shprehin pakënaqësi lidhur me këtë vendim, duke thënë se tashmë do ishte një kosto ekonomike më e tepërt për ta.

Një qytetar: Abonetë duhet të jenë me patjetër, është e leverdisshme. Unë kam 15 minuta që po pres këtu për urbanin. Është shumë e mërzitshme sidomosd për njerëzit që janë edhe me tension. Nëse Shoqata e autobuzëve, heq abonetë duhet të vendosë linjat që përdoren rregullisht.

Një tjetër qytetare: Normal që është kosto se ne lëvizim me shumë urbanë gjatë ditës. Janë rregulluar pak autobuzat se kanë qenë shumë problem. Ne madje i bie që ta bëjmë rrugën në këmbë se të hypësh në 4 autobuza, për çfarë të punoj unë. Deri më tani njoftimi i bërë lidhet me mungesën e aboneve për muajin mars për shkak të kolapsit ekonomik, por nuk dihet nëse i njëjti vendim do aplikohet për muajt e tjerë.

Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti.

Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (abone), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik. Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra!

Zjarr Tv Ad