Nga 1 qershori hiqen nga përdorimi qeset plastike, kryeministri Rama: Nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga data 1 qershor në vendin tonë do të hiqen qeset plastike nga përdorimi.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka kujtuar qytetarët për vendimin që pritet të hyjë në fuqi prej të mërkurës.

Ai shprehet se do të nisë një epokë e re për Shqipërinë patriotike në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike një përdorimshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Zjarr Tv Ad