Nga 10 muaj për armëmbajtje pa leje te…’, ja kandidatët e PS që janë dënuar

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama vlerësoi kandidatët socialistë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nëse do të mbahen, si kandidatët më të mirë të mundshëm që do jenë më afër komunitetit.

Këtë të mërkurë KQZ, nisi skanimin e pastërtisë së figurës së kandidatëve, bazuar në ligjin e dekriminalizimit. 16 kandidatët e parë, që të gjithë nga lista e PS-së, morën aprovimin e KQZ-së, pasi nuk kishin asnjë problematikë që mund t’u pengonte kandidimin.

Agron Malajn, i cili ka qenë gardist më 21 Janar, kandidat për Bashkinë Mat, ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim prej 10 muajsh për armëmbajtje pa leje. Ky dënim, sipas ligjit të dekriminalizimit nuk e ndalon kandidimin e zotit Malaj.

Edhe kandidatët e tjerë që kanë deklaruar dënime të ndryshme, kryesisht me gjobë, si Adriatik Zotkaj për Bashkinë e Poliçanit; Tërmet Peçi për atë të Tepelenës, si dhe Pali Kolevski në Pustec, iu pranua kandidimi.

Për secilin kandidat për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë, KQZ kërkon informacion nga Drejtoria e Burgjeve, ajo e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore.

Zjarr Tv Ad