Nga 17 gushti, në Kakavijë kalojnë vetëm 750 persona në ditë, tamponi me pagesë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga 17 gushti, Greqia do të kufizojë numrin e udhëtarëve që lejohen të kalojnë në doganën e Kakavijës.Sipas njoftimit të bërë  nga Kakavija do të lejohen të kalojnë vetëm 750 vetë në ditë, ndërsa bëhet i detyrueshëm testi PCR, pra testi negativ i bërë në 72 orët e fundit.

Testi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare tokësore.

Asnjë përjashtim, nuk do të ketë, madje as për shtetasit grekë. Testi bëhet në vendin nga niset udhëtari dhe koston e paguan vetë personi. Këto kufizime te vendosura nga autoritetet greke kanë bërë që me dhjetëra emigrantë pas këtij lajmi të dynden ne piken e kalimit Kufitar të Kakavijës.

Fluksi i lartë ka bërë që rradha e automjeteve te shkojë në mbi 2 kilometra, pasi autoritet greke vendosen më heret që të gjithe shtetasit që hyjnë në territorin e saj duhet të bëjnë tamponin e Covid 19. Kjo procedure ka sjellë këtë situatë të rënduar në anën tjetër të kufirit ku përveç tamponit të detyrueshëm, pala greke punon me sportele të reduktuara dhe me një staf mjekësor.

Puna sipas vetë qytetareve  është paralizuar nga ana e palës greke ,madje nga fluksi i larte i udhëtareve ka pasur edhe tensione mes këtyre të fundit.

Emigrantët shqiptarë kerkojnë ndërhyrjen e shtetit shqiptar që sipas tyre jo vetëm i ka braktisur duke i lënë të largohen nga atdheu, por nuk kujdesen as që këta të fundit të udhetojnë për të punuar në shtetin fqinj në kushte normale .

Ndërkohë më herët autoritetet policore greke, njoftuan se duke filluar nga 6 gushti nga ora 22:00 deri në orën 06:00, pika e Kalimit të Kufirit Kakavijë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.

Pikat e kalimit do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Zjarr Tv Ad