Nga 2013 kanë humbur jetën 18 mijë emigrantë në Mesdhe

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbi 18 mijë emigrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur që prej vitit 2013 në Mesdhe, në përpjekje për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas shifrave të organizatës ndërkombëtare të emigracionit, deri në vitin 2016 që ka mbetur në histori si viti i zi, 5mijë e 143 emigrantë janë zhdukur në ujërat e Mesdheut.Viti 2014 u mbyll me 3 mijë e 771 viktima, për të vijuar më pas me thuajse dyfishim në 2015-ën.Ndërkohë sipas të dhënave, 3 mijë e 139 ishin të humburit dhe viktimat e 2017-ës, ndërsa në vitin që sapo lamë pas u shënuan 2 mijë e 297.

Viti 2018 ishte viti me më pak viktima, në krahasim me ato të mëparshme, por shënoi numrin më të lartë të emigrantëve që tentuan të kalojnë në Bashkimin Evropian.Vetëm në dy javët e para të këtij viti, që sapo ka filluar, 117 persona kanë humbur, dhe 83 persona kanë humbur jetën në Mesdhe.Duket se masat e marra nga vendet anëtare të BE-së nuk kanë sjellë një përmirësim të kësaj situate, teksa në jo pak raste ka pasur edhe qasje të ndryshme për trajtimin e fenomenit të emigrimit.Ndërkohë, Italia, një prej vendeve më të prekura, nuk po lejon asnjë emigrant të zbarkojë në territorin e saj, duke kërkuar një shpërndarje të barabartë të tyre në të gjitha vendet e bllokut.

 

 

 

Zjarr Tv Ad