Nga 240 mjekë të diplomuar, 100 prej tyre duan të largohen

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Diplomë në Shqipëri por punësim jashtë vendit”. Kjo është motoja që po ndjekin mjekët e rinj që prej kohës kur diploma e tyre njihet edhe në vendet europiane.

Nga 240 mjekë të diplomuar këtë vit, më shumë se 100 prej tyre duan të largohen jashtë vendit.

Sipas presidentit të Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj kushtet për të ushtruar më mirë profesionin jashtë vendit janë shkaku pse mjekët e rinj largohen. Megjithatë ai shoi se ka mjekë të huaj që vijnë të punojnë në Shqipëri.

Fatmir Brahimaj:“Janë regjistruar 35 mjekë të huaj. Kryesisht janë vendet fqinje, italiane, grekë, maqedonas, turq, sirianë.”

Largimi i bluzave të bardha nga Shqipëria ka detyruar edhe Minsitrinë  e Shëndetësisë të marrë masa për frenimin e fenomenit.

Ministrja Manastirliu tha se janë marrë masa me rritjen e pagave, stimujve financiare dhe përmirësimin e kushteve në spitale.

Orgeta Manastirliu: “Buxheti i vitit 2019 do të rrisë pagat me 7% për personelin mjeksor, infermieror. 2.5 milionë lekë plus rrogën janë incentiva që ne i kemi vendosur tashmë dhe i kemi kthyer ne programe.”

Çdo vit nga Shqipëria largohen rreth 150 mjekë ndërsa në Gjermani në vitet e fundit janë punësuar 520 mjekë shqiptarë.

Zjarr Tv Ad