Nga 7 janari asnjë VIP, Shef apo i fortë me xhama të zinj në makinë

0
17

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Trasnportit Rrugor ka njoftuar se duke filluar nga data 7 janar do të kryej procedurat e rregjistrimit të automjeteve të importuara.

Në një njoftim në “Facebook”, DPSHTRR ka paralajmëruar gjithashtu se do të ndalojë shërbimin për çdo automjet me xhama të zinjë kushdoqoftë drejtuesi.

“Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!”

Ndërsa sa i takon shërbimit të rregjistrimit për mjetet e importuara, DPSHTRR ka deklaruar se do të bëhet rregjistrimi vetëm për ato mjete që kanë dokumentat e transaksionit nga eksportuesi dhe jo për ato që janë me kontrata fiktive.

“Nga 7.01.2019 DPSHTRR do kryejë procedurat e rregjistrimit të automjetit të importuar bazuar në faturën/aktin e shitjes nga subjekti biznes i huaj, i njohur në atë shtet për shitje automjetesh. Njohim përgjegjësinë e transaksionit nga eksportuesi.”