Aeroporti i Kukësit i njohur ndryshe si “Zayed-Flatrat e Veriut”, pritet të nisë fluturimet e para duke filluar nga data 9 korrik Një gjë e tillë është konfirmuar nga kompania e fluturimeve zvicerane “Helvetic Airëways”, e cila ka nxjerrë në shitje biletat për destinacionin Zyrih-Kukës.
Rezervimet për një udhëtim nga Zyrihu me destinacion aeroportin ‘Zayed’, duke filluar nga 99 franga zviceriane që me kursin e këmbimit llogaritet diku te 90 euro.
Nga krahu tjetër, flurimet e para nga Aeroporti i Kukësit në drejtim të atij të Zyrhiut, do të bëhet për herë të parë më datë 14 korrik, dhe çmimi është 49 franga zviceriane ose rreth 45 euro.
Aeroporti i Kukësit u inagurua në fund të fushatës elektorale nga kryeministri Edi Rama me kryerjen e fluturimit Londër-Tiranë-Kukës, pasi aeroporti ishte ende i pa certifikuar ndërkombëtarisht.