Kryeministri Edi Rama, do të prezantojë nesër programin qeverisë të mandatit të tretë. Programi ka mbërritur në Kuvend dhe nesër ai do të prezantohet nga vetë Edi Rama. Programi voluminoz i socialistëve, do të ketë pesë shtylla kryesore ku do të fokusohen investimet dhe vëmendja e qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Ato janë, rimëkëmbja e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia dhe mirëqenia për të gjithë. Ajo që vihet re janë projektet e madhore që do të ndërtohen, firmosen dhe përfundojnë gjatë këtij mandati.
Gjatë këtij mandati do të nisin punimet në VIA (Vlora International Airoport), punimet e të cilit do të përfundojnë në 2024, do të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Gjatë këtij mandati do të përfundojë Rruga e Arbrit, si dhe do të përfundojë aksi Kardhiq-Delvinë. Një nga projeketet e mëdha në këtë mandate, është të nisin punimet për Hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.
Pjesë nga plani i Qeverisë:
Nisim punimet për VIA (Vlora International Airport) brenda vitit 2021 që ky aeroport të jetë operacional më 2024. Brenda vitit 2021 nënshkruajmë kontratën për ndërtimin e SIA (Saranda International Airport). Përfundojmë brenda vitit 2021 punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
- Aksi Kardhiq-Delvinë do të përfundojë tërësisht në pranverën e vitit të ardhshëm (Maj 2022).
- Nisim brenda vitit punimet për Hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.
- Nisim në Janar 2022 punën për transformimin e Portit aktual të Durrësit në një ge 23 hapësirë moderne të kompletuar me një marinë jahtesh, infrastrukturë turistike dhe komplekse rezidenciale që do pozicionojë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar mesdhetar.