Nga Armir Shkurti/ PARADOKSI I HURMËS QË BIE VETË

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PARADOKSI I HURMËS QË BIE VETË

Hurma në mal lidhi kokrra dhe njëri nga fshati vendosi të hajë kokrrën më të pjekur. A qe i çmendur, a qe fanatik i ndonjë besimi…a mbase militant, as sot nuk është marrë vesh. Dihet se ai shkonte përditë nën pemë dhe priste që kokrra të binte vet. Nga mëngjesi deri natën vonë. Më pas filloi edhe të flinte nën hurmë. Priste ti binte kokrra. Vinin me lot në sy nëna e babai, gruaja e fëmijët. Sillnin bukë e tesha për t’u ndërruar. E lusnin të vinte në shtëpi, por ai , me sytë lart, ngushëllonte:
– Ja dhe pak! Sa të bjerë ajo kokrra dhe do vij.
Besonte! Me shpirt besonte që një ditë kokrra do piqej e do binte vet.
Një mëngjes e shoqja e gjeti gjysmë të vdekur. E kish pickuar një gjarpër. Me ilaçe e kujdes e sollën në jetë, por të tretën ditë ai u kthye në mal, me ankthin mos kokrra kish rënë. Por jo! Ajo nusëronte plot shëndet në degë.
Erdhi vjeshta. Gjethet ranë por kokrrat jo. Ai priste!
Një ditë e ndoqi një ari. Mezi shpëtoi! Ariu i shqeu vetëm krahun e majtë. Por s’qe ndonjë hall i madh. Ai qe i djathtë dhe mundej të kryente punë edhe me një krah të vetëm, ndaj u kthye nën hurmë, duke pritur e shpresuar se kokrra e pjekur tashmë do bjerë.
Në nëntor degët e zhveshura, si kryeministri në plazh, qenë rënduar nga kokrrat e squllura. Nga shiu, era e të ftohtët e malit ai kish marrë plevit në të dy krahët. I dhimbsej edhe shejtanit ashtu i verdhë, pa pikën e fuqisë e me kollën që nuk i ndahej, po me gisht tregonte vetëm hurmën, shumë të pjekur, shumë të squllur, por që ende s’binte prej dege.
…Atë mëngjes fundnëntori e gjetën nën hurmë, pa jetë. Një rrufe natën e shkuar e kish shkumbuar nën një rrap aty afër, ku kish zakon të bënte nevojat. E gjetën të nxirë, galiç e bythjashtë. Tre barinj zunë ta bënin gati. E shtrinë, i veshën rrobat që kishte dhe po bënin një vig për ta bartur në fshat…
…I katërti i barinjve shkundi hurmën dhe filloi të hante plot lezet kokrrën e squllura të ëmbël mjalt dhe të tjerat ua zgjati shokëve.

Image may contain: tree, sky, fruit, plant, outdoor and food
Zjarr Tv Ad