Nëse na heqin energjinë elektrike qoftë dhe me orë ose pjesë dite, nuk është fare puna e dritave!
Se ka ngelur ajo shprehja naive dhe rurale : Na ikën dritat!
Në vend “u ndërpre energjia elektrike!”
Barazohej energjia elektrike me dritat sepse para 50 vjetësh kur u elektrifikua Shqipëria, aq ishte, ço në mal një poç që ndriçon dhe elektrifikim.
Po tani që rrezikojmë të çelektrifikohemi seeee!
Celektrifikimi i Shqipërisë, si çindustrializimi, si çshkollëzimi, si çpopullimi, si ku e di unë tjetër ça fillon me gërmën “ç”
Puna është se tani me energjinë elektrike lidhen edhe ca gjëra të tjera që duken si bajate, si turpe, si pa vlerë estetike, por ama pa ato nuk jetohet!
Pa energji elektrike nuk ngrohet dot uji për të bërë banjë, së paku një dush në javë. Do ngelemi pa larë, pa rruar, pa gjë.
Le që nuk ka ujë fare sepse ne e ngjisim ujin me drita…, me elektrik. Pasi shkohet në banjë, duhet zbrazur uji në wc se përndryshe plasi kolera! Si do bëjmë, ku do e bëjmë!
Lëre këtë, se mund të shkojnë njerëzit në wc e kafeneve, por si do bëhet nëse pa drita sepse pula, sallami, gjalpi te shitësi do luajnë ngriva shkriva. Imagjino të hash sallam të gjysmë prishur.
Pale nuk punon as ashensori. Si do ngjiten në katin e 251. Më kujtohet se 30 vjet më parë një xhajë e ngjisnin në katin e pestë nipërit me karrike. Prit xhaja jashtë deri sa t’u tekej nipave ta linin lojën e bilardos te klubi dhe të vinin t’i shërbenin si ashensor.
Mirëpo hall i madh me çfarë do ngrohemi se dikur dritat iknin por ngroheshim me qiri. Po tani? Imagjino do flemë me pallto, me çizme, me triko leshi.
Ndërkaq, fillon problemi se me çfarë do ngarkojmë telefonat celular se energji nuk ka !
Prandaj nëse të parët tanë bërtisnin : Ikën driiitat, ne rrezikojmë të bërtasim:
U qelb nevojtorjaaaaaaa
Ra facebuuuuuuuuku!
Prandaj lutemi llogaritini edhe pasojat kur mendoni për energjinë.