Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas dyshimeve për sigurinë e saj, vaksina anticovid e kompanisë, “AstraZeneca”, ka ndryshuar emrin dhe do të quhet “Vaks-Zevria”.
Agjencia Europiane për Barnat e miratoi ndryshimin javën e kaluar, ndërsa kompania anglo-suedeze që e prodhon atë, tha se do të ndryshojë vetëm paketimi i jashtëm i vaksinës.
Përdorimi i vaksinës “Vaks-Zevria” u ndalua javë më parë nga disa vende me dyshimet se mund të shkaktojë trombozë te personat.
Kanadaja u bë vendi më i fundit që pezulloi përkohësisht përdorimin e vaksinës.
Agjencia Europiane për Barnat ka sugjeruar që imunizimi me vaksinën e kompanisë “AstraZeneca” të kryhet pas konsultimit paraprak me mjekun, porse “Vaks-zevria” mbetet efikase kundër koronavirus për personat mbi 18 vjeç.