Nga bie Parlamenti baba?

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrim nga Ylli Dylgjeri.

Kam 3 netë që po ndjek në mbrëmje emisionin “Opinion” të Fevziut. Çuditërisht për herë të parë bashkë me mua e ndjek atë dhe ime bijë, Anja. Anja i mbaroi studimet sivjet në fakultetin ekonomik. U diplomua shkëlqyer dhe tani vazhdon masterin për financa.
Asnjëherë ime bijë nuk ka pasur vëmëndje të shohë emisionet politike të TV-ve shqiptare,
e aq me pak të shohë Opinionin. Anjës nuk i interesonte deri më sot se ç’thoshte e ç’bënte politika në këto vite.
Por… këto netē janë ndryshe për Anjën. Anja është sensibilizuar. Anja është inatosur. Anja është bërë bashkë e shkon në demostratë me kursin. Ndryshe nga sa e mendoja time bijë,
në këto netë kam kuptuar vlera të tjera në personalitetin e saj. Kam parë një pjekuri e rini tjetër brënda saj. Me lap top në dorë, dhe një
sy në “Opinion” Ajo është pjesë aktive e rrjetit studentor që jep e merr opinione mbi situatën
e kolegëve të saj në protestë, në media, e
kudo ku vlon debati për protestën studentore.
Sonte para se të flinte më pyeti:
Nga bie Parlamenti baba? A do të vish edhe
Ti në protestën tonë nesër?
Ç’ti thoja? Jam punonjës civil dhe s’më lejohet pjesmarja në veprimtari politike? Apo jam apolitik? Jam antar partie? Apo jam antiparti?Jam…hipokrit? Apo jam servil? Jam…i pacipë. Apo jam komedian? Por jo! Nuk fola. Nuk i dhashë një përgjigje ndryshe.
I thashë vetëm:
A mund të më bësh frends në FB?
FB është demonstrata ime! FB eshte revolta ime!
Ndërkohë që në mëndje më vinin një mori përgjigjesh. Më doli përpara rinia ime. Më dolën përpara 25 protestuesit e proceduar penalisht sot. Më doli përpara Tupja, Alija etj. Më doli përpara edhe Kryeministri me pyetjen: A jeni për dialog?
Deri nesër… Mirupafshim Anja.

Zjarr Tv Ad