Nga Brazili, në Itali, Shqipëri dhe Kosovë… Guardia di Finanza zbulon detaje nga sasia e madhe e kokainës që u zbulua e fshehur në mish: I vendosëm GPS nëpër pako

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Guardia di Finanza ka dhënë detaje mbi sasinë e madhe të kokainës që u kap në Kosovë, e cila ishte futur në një kamion me mish, që ishte nisur nga Brazili, më pas ndaloi në Itali, Durrës, për të mbërritur më pas në Kosovë.

Sipas autoriteteve italiane, ato janë vënë në dijeni për ngarkesën në rajonin e Reggio Calabria, ndërkohë që informacione të pakonfirmuara ende bëjnë me dije se kokaina e cila ishte mjaft e pastër kishte si destinacion final Gjermaninë.

Ka qenë antimafia e Calabrisë që pasi ka skanuar konteinerin me mish dhe kokainë të fshehur në të, ka konstatuar sasinë e drogës dhe ka lejuar kalimin e saj. Sipas GdF, droga është nisur nga Porti i Santos në Brazil dhe është ka mbërritur në Itali përmes Portit Gioia Tauro.

Zyra e Prokurorit të Antimafias në Itali thotë se 25 persona janë shoqëruar në Polici pas kapjes së drogës, 5 prej të cilëve janë arrestuar.

Para se të mbërrinte në Durrës, Shqipëri, ku konteineri ishte ngarkuar në një kamion me destinacion Lipjan, Gioia Tauro, Fiamme Gialle dhe zyrtarët e Agjencisë Doganore, përmes skanimit me rreze X, arritën të zbulonin drogën. Operacioni u koordinua nga prokurori Giovanni Bombardieri, nga ndihmësi Gaetano Paci dhe zëvendësi Francesco Ponzetta.

Falë një GPS të lidhur me konteinerin, hetuesit ishin në gjendje të rindërtonin rrugën e drogës. Sipas GdF, kur policia shqiptare dhe ajo kosovare ndaluan kamionin, ata kanë sekuestruar 400 pako me kokainë të pastër, me nga një kilogram secila.

“25 persona iu nënshtruan arrestimit të policisë, duke përfshirë punëtorë, punonjës dhe shoferë të ndërmarrjes, kompanisë “Mc Food” me seli në Kavajë, Shqipëri dhe Lipjan, Kosovë. Midis të arrestuarëve është shoferi i kamionit i cili tha se nuk ishte në dijeni të pranisë së drogës”, thuhet në deklaratën e Guardia di Finanza.

Sipas kësaj të fundit, nëse droga do të hidhej në tregjet europiane me pakicë, kokaina e sekuestruar do të kapte vlerën e mbi 100 milion euro.

Zjarr Tv Ad