“Nga brenda selisë erdhi njoftimi se rrezikohej jeta”, kryepolici i Tiranës: Ndërhymë se na telefonoi Lulzim Basha! Protestuesit e dhunshëm do mbajnë përgjegjësi

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lenc Panganika, kreu i Policisë së Tiranës ka thënë se ata kanë ndërhyrë në godinën e PD sepse ka pasur telefonata dhe kërkesa nga drejtuesi Lulzim Basha, se personave të cilët ndodheshin në godinën e partisë u rrezikohej jeta.

Në një deklaratë për mediat, Panganika ka thënë se të gjithë protestuesit që kanë përdorur akte dhune do të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe tashmë kanë nisur shoqërimet e para. Godina e PD është një vendngjarje tha ai dhe grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

“Veprimet e protestuesve ishin të dhunshme. Nga brenda selisë së PD erdhi njoftimi që rrezikohej jeta. Ne e vlerësuam që rrezikohej jeta. Vepruam të ndërhymë dhe të shpërndanim protestuesit, për të shmangur aaktet e dhunshme dhe të siguronim jetën e qytetarëve.

Aktualisht oborri dhe selia e PD konsiderohet një vendngjarje dhe Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës do kryejë veprimet proceduriale në bazë të ligjit. Protestuesit të gjithë ata që kanë përdorur akte dhune do mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Ndoshta mund të ketë persona të plagosur në seli. Aktualisht janë plagosur një efektiv dhe një qytetar. Kur e vlerësuam që rrezikohej jeta, pati kërkesa dhe telefonata. Nga drejtuesi i Partisë Demorkatike”, u shpreh Lorenc Panganika, drejtues i Policisë së Tiranës.

Zjarr Tv Ad