Nga burgu në Britani, shqiptarët përdorin “FaceTime” për t’u lidhur me familjen

0
61

Të burgosurit shqiptarë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar përdorin celularë për të komunikuar me miqtë dhe familjet e tyre nëpërmjet FaceTime, me gjithë kontrollet e vazhdueshme kundër përdorimit të telefonit në burgje.

“The Sun” të dielën kontaktoi me disa prej tyre përmes një faqeje interneti të quajtur “The Best”. Hetuesi i gazetës zhvilloi një bisedë 10 minuta me Krenar Hasanajn përmes Facebook.

26-vjeçari është dënuar me 8 muaj burg në Suffolk për posedim të drogës. Ai tha: “Unë jam brenda. Është e rrezikshme. Ata mund të gjejnë telefonin tim. Unë e përdor atë për të biseduar me familjen dhe miqtë e ngushtë”.

Hasanaj regjistroi një bisedë në FaceTime me prindërit e tij dhe e vendosi atë në Facebook. Ai shkroi se ata ishin “prindërit më të mirë në botë”.

Të burgosur të tjerë shqiptarë mund të shihen në Facebook duke përdorur telefona nga qelitë e tyre. Shumë përdorin pseudonime për të shmangur zbulimin.

Bisedat vijnë pasi 237 celularë dhe 176 ngarkues u kapën në burgun e Kategorisë C në Stradishall në vitin 2017. Ata thuhet se janë sjellë nga vizitorë ose roje të korruptuara.

Karl Gardner, 28 vjeç, i cili po vuan pesë vjet në burg për posedimin e një arme zjarri- ngarkoi një video të tijën duke bërë rap në YouTube nëntorin e kaluar duke përdorur një celular të ndaluar