Nga burrë në grua, 37-vjeçarja mori vëmendjen me format bombastike(FOTO)

0
10

Ju kujtohet Rodrigo Alves? Ai u bë shumë viral në rrjet pasi kishte ngjashmëri, ose më saktë bënte operacione plastike që të dukej si kukulla Ken.

Tashmë prej disa kohësh është kthyer nga burrë në grua. E për këtë transformim i janë dashur 75 operacione plastike. Ndërkohë së fundi ka ndryshuar edhe emrin.

Nga Rodrigo tani quhet Jessica Alves dhe merr herë pas here vëmendjen e të gjithëve. Të shtunën ajo ka kthyer sytë nga vetja teksa shijonte një natë jashtë në Londër.

Jessica ekspozoi format e saj trupore edhe njëherë tjetër pas operacioneve plastike me një fustan këmishe të bardhë. 37-vjeçarja dukej në formë dhe nuk e ka aspak problem që të tregojë format bombastike.